10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Albert Pashaj mohon akuzat në gjyq se ka paguar pë vrasje : Henrikun e njoh, s`i kam dhënë porosi vrasje

Albert Pashaj, i arrestuar nga SPAK si porositës i dy atentateve për të vrarë Aredin Beharin, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Në seancën e verifikimit të kushteve te masës së sigurisë ai ka pretenduar se nuk ka lidhje me asnjërën nga dy ngjarjet e ndodhura në vitet 2017 dhe 2019. Megjithëse ka pranuar se njeh Henrik Hoxhajn pasi janë nga e njëjta zonë ai ka pretenduar se nuk i ka dhënë asnjë porosi. Pavarësisht pretendimeve të paraqitura nga i dyshuari gjykata ka vendosur burg për Albert Pashain.

Sipas SPAK Aredin Behari, i cili i shpëtoi dy atentateve kishte një konflikt pronësie me porositësin për tregtimin e naftës. Ka qënë dëshmia e Henrik Hoxhajt ajo që ka fundos të arrestuarin, pasi i penduari tregoi për hetuesit se mori 80 mijë euro bashkë me Skerdi Tasen për të kryer vrasjen. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se, biznesmeni Aredin Behari, herë pas herë është vënën nën presion nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj, pasi pretendonin se ai nuk kishte shlyer një borxh të vjetër.

Për shkak të presioneve të vazhdueshme, Behari i dha rreth 40% të aksioneve të kompanisë së tregtimit të naftës Albert Pashajit. Por sërish ata pretendonin se ai kishte pa shlyer shuma të tjera monetare dhe për këtë i morën një banesë në qytetin e Fierit. Këtë pasuri Behari e fitoi nëpërmjet proceseve gjyqësore, pasi gjykata e Apelit në Vlorë i njohu atij pronësinë. Sipas SPAK, gjatë kësaj kohe Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardjanit, i ofroi Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasin 80 mijë euro për të ekzekutuar Aredin Beharin. Për shkak se dy atentatet e ndodhura në vitin 2017 dhe 2019 kanë dështuar, herën e parë për shkak se objektivi u shpëtoi plumbave pasi u shtri dhe herën e dytë pasu autorit iu bllokua arma. Pas dy ngjarjeve Hoxhaj e Tase i kanë kthyer sërish shumat monetare Pashait.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...