Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës. Babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduard Gurra janë ekzekutuar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.Babë e bir janë zënë në pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, ndërsa prej vitesh jetonin në qytetin e Shkodrës. Gjokë Gurra ishte kryeplak i fshatit Bruçaj.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur ka ndodhur rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin një natë më parë, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën shtëpisë, ndërsa duket si një skenar i përgatitur për t’i zënë në pritë babë e bir.
Të dy viktimat rezultojnë pa precedentë penalë, madje Gjokë Gurra kishte punuar në Policinë e Shkodrës, deri në vitin 2008, kur ka dhënë dorëheqjen. Prej rreth 15 vitesh, bashkë me djalin ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa një ndër pistat e hetimit dyshohet mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit.
Vrasje e dyfishtë në Shkodër, vriten babë e bir,ju zihet pritë në shtëpi
POSTIMET E FUNDIT
“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...
“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas raportimeve mediatike, një...
“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash.
Pas këtij...
Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor.
Viktima është...
“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...





