34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kumbaro në Sarandë: Dyfishohen kapacitetet e pastrimit në vijën bregdetare

Mirela Kumbaro ishte në Sarandë, një prej bashkive bregdetare e cila që prej vitit 2022, asistohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për pastrimin e vijës bregdetare gjatë muajve të verës ku me nisjen e sezonit turistik, pastrimi dhe zbrazja e koshave kryhet deri në pesë herë në ditë.

Gjatë këtij takimi në të cilin shoqërohej nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e bizneseve për respektimin e orareve të hedhjeve të mbetjeve dhe shkarkimin e tyre.

Unë i kam kërkuar Policisë së Shtetit që të mos falë në rast shkeljesh, sepse është krim mjedisor. Të gjitha këto shërbime që ne bëjmë, qoftë Agjencia Kombëtare e Bregdetit, qoftë Bashkia, bëhen me paratë e taksapaguesve. Nuk ka kuptim dhe nuk është aspak e falshme që bizneset të abuzojnë me oraret, të abuzojnë me mosshkakrimin e plehrave në vendin e duhur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë vizitës në Sarandë, ministrja Kumbaro foli edhe për formalizimin e operatorëve turistikë detarë, të cilët do të duhet të plotësojnë kriteret e sigurisë dhe garancitë e kërkuara nga ligji, përndryshe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

“Afatet e aplikimeve për operatorët turistikë janë 12 muaj të hapura dhe mendoj se vitin tjetër do ecim më përpara me një shërbim të ri për ta bërë aplikimin online”, sqaroi Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Sarandës Oltion Çaçi u shpreh se bashkia do të ndërtojë një plazh model publik në këtë qytet, me çadra dhe shezlone pa pagesë si dhe aktivitete sportive brenda territorit të plazhit.

Për sezonin turistik veror 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të mbështesë me forca shtesë pastrimi për vijën bregdetare bashkitë e Vlorës dhe Rrogozhinës, përveç bashkive Durrës, Kavajë, Sarandë e Himarë ku ky proces ka nisur që një vit më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...