13.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Tentuan të vrisnin 1 person në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën, arrestohen pas 3 muajsh autorët

Pas tre muajsh hetime, policia ka arritur të zbardhë një tentativë vrasjeje rreth 3 muaj më parë (30 mars 2023) në Lushnjë. Për shkak të gjakmarrjes, 22-vjeçarit Marius Hasalla, iu organizua një atentat, por e plagosur mbeti vetëm halla e tij, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet.

Në pranga kanë rënë Mariglen Matjani, 28 vjeç, dhe Laert Hasalla, 30 vjeç. Ky i fundit ishte porositësi i atentatit dhe sipas policisë ka paguar Mariglen Matjanin që të vriste Marius Hasallës, ndonëse plani nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Ai donte vdekjen e Marius Hasallës, sepse 2 vite më parë pasi i ati i Mariusit, ka vrarë Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.
Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh që është kthyer mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ai është dënuar me 35 vite burg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...