33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Francë/ Protestat nuk ndalen, kërkojnë drejtësi për Nahelin

Mijëra të rinj janë mbledhur në Nanterre në periferi të kryeqytetit francez, për t’i dhënë lamtumirën 17 vjeçarit Nahel, djaloshit me origjinë algjeriane i cili u vra të martën e 27 qershorit nga një polic pasi e kishte ndaluar me makinë. Ata thërrasin “Drejtësi për Nahelin!”

Duket se Franca nuk po gjen qetësi. Presidenti Macron anuloi vizitën zyrtare në Gjermani ndërsa kryeministrja e Francës Elisabeth Borne nuk përjashtoi mundësinë e shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme. Për shkak të frikës nga trazirat, u dërguar përforcime policore në disa qytete të Francës. Ashtu si edhe një natë më parë rreth 45,000 policë do të vendosen në disa qytete të Francës.
Gati 1300 persona u arrestuan si dhe 80 policë u plagosën gjatë natës së katërt të trazirave – mes së premtes dhe të shtunës, (1 korrik 2023) – të nxitura nga vrasja në makinë e një adoleshenti 17 vjeçar franko algjerian nga një efektiv policie, megjithëse në mëngjes ministri i Brendshëm i Francës pretendoi se situata ishte më e qetë se një natë më parë.

Situata në dy qytete të mëdha, Marsejë dhe Lion ishte kaotike, me ndërtesa dhe automjete të djegura dhe dyqane të grabitura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...