34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Si u futën trafikantët e drogës në Elbasan në kurth nga agjenti i infiltruar

Operacioni “Rrjeta” tregon se si u zbuluan personat e akuzuar si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit.

Në dosjen për “Vlerësimin e ndalimit, arrestimit në flagrancë dhe masës së sigurisë” që në fund mban vulën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi shkruhet se të ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.

Mes 52 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë Igli Merko, Denis Darzeza, Ahmet Kushi, Gavrosh Berati, Florenc Demiri, Arsen Vishkulli, Erist Skilja dhe Emirjan Dinja, të cilët dolën zbuluar nga agjenti i autorizuar me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbuloi se si e kryenin shitjen e lëndëve narkotike. Fillimisht bleu 2 qese kokainë me 10 maj nga Igli Merko.

Sipas dosjes agjenti i autorizuar ndaloi para një bar-kafe rreth orës 19:30 në rrugën ‘Belul Berisha’, ku u afrua një automjet tip Audi që drejtohej nga Igli Merko. Pas bisedës u futën në një rrugicë ku agjenti e priti dhe për 3 minuta, Igli Merko doli nga dersa e një banese dhe i dha diçka në dorë. Agjenti u largua ndërsa Igli Merko u fut në automjet.

Më pas më 31 maj, agjenti i autorizuar u takua me një tjetër person të përfshirë në këtë veprimtari, Denis Darzeza. Të dy u takuan në orën 21:30 në afërsi të kryqëzimit të rrugëve ‘Jordan Misja’ dhe pasi biseduan pak, Denisi i dha në dorë diçka agjentit të autorizuar dhe u largua. Agjenti e dorëzoi në polici dhe rezultoi të ishte shishe plastike uji me mbishkrimin ‘Spring’ e mbushur me sasi të lëngshme e cila dyshohet të jetë metadon.

Ndërsa Ahmet Kushi akuzohet se merrej me shitjen e heroinës. Agjenti i autorizuar u takua me të në orën 11:40 të datës 2 qershor pranë pallatit që njihet me emrin ‘pallati kinez’, zonë ku vepronte Kushi për të marrë sasinë e heroinës.

Gavrosh Berati kryente veprimtarinë kriminale nga banesa e tij dhe gjatë gjithë kohës ka biseduar me agjentin e autorizuar nga brenda shtëpisë. Takimi i tyre është bërë në orën 17:30 në shesh parkimin e pallatit ku mori një qese me kokainë.

Me Emiljan Dinjën, agjenti është takuar 2 herë më 31 maj. Herën e dytë, Dinja i dha kokainë që e kishte mbështjellë me letër si ajo e paketave të cigareve.

Edhe me Florenc Demirin u takua me 31 maj pranë një bar kafe rreth orës 13:00. Demiri i dha diçka agjentit që e kishte fshehur te qepeni i ngritur i lokalit. Brenda ishin 2 qese me kokainë që ishin mbyullur me përdredhje dhe djegie.

Dosja i është dorëzuar Gjykatës së Elbasanit e cila pritet të japë sot vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj të ndaluarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...