34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Pas një atentati ndaj kunatit të tij,ja kush është Ramazan Sino që u vra në mesnatën e së hënës në Krujë

Atentatorët e ngjarjes së rëndë, nuk kanë kursyer as fëmijët e Gentian Bejtjas, teksa qëlluan me breshëri plumbi ndaj dy të miturve dhe dajës së tyre, 29-vjeçari Ramazan Sina.

Si pasojë e të shtënave me armë, humbi jetën 29-vjeçari, ndërsa mbetën të plagosur dy fëmijët.

Mësohet se 13-vjeçari Alvi Bejtja ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma, ndërsa vëllai i tij 10-vjeçar ka marrë dëmtime të lehta.

Dajë e nip u qëlluan pak pas mesnatës së të hënës ( 4 korrik), rreth orës 00:15, sapo kanë mbërritur në banesën e Gentian Bejtjas në fshatin Larushkë të Krujës.

Dyshohet se 3 autorë i kanë ndjekur lëvizjet e tyre dhe në momentin kur dolën nga makina i kanë qëlluar me breshëri plumbash.

29-vjeçari mbeti i vdekur, ndërsa nipi i tij, 13-vjeçari Alvi Bejtja u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa tjetri ishte shoferi i automjetin e tip “Wolswagen, që u gjet i djegur në fshatin Tapizë 25 minuta pas ngjarjes.

Makina dyshohet se është vjedhur në Tiranë dhe brenda mjetit të djegur u gjetën 3 kallashnikovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...