14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Zjarr i fuqishëm në shtëpinë e të moshuarve në Milano, humbin jetën 6 të moshuar

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Cinquecento në Milano.

Sipas mediave italiane nga zjarri kanë humbur jetën 6 të moshuar dhe 81 të tjerë janë lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Forcat zjarrfikëse ende janë në luftë për të shuar flakët. Dy gra të moshës 69 dhe 87 vjeç që ndanin të njëjtën dhomë u dogjën. Katër viktimat e tjera, tre gra të moshës 75, 84 dhe 85 vjeç dhe një burrë 73 vjeç, vdiqën nga asfiksimi.

Sipas zjarrfikësve, tre persona ndodhen në gjendje të rëndë në spital, ndërsa 40 të tjerë janë shpëtuar dhe janë me sipmtoma asfiksimi, po jo të rënda.

Struktura është pjesërisht e papërdorshme. Disa nga të moshuarit u dërguan në një krah tjetër të objektit.

‘Casa per coniugi’ është një rezidencë e kujdesit shëndetësor për të moshuarit në pronësi të Bashkisë së Milanos, e menaxhuar nga kooperativa Proges, e cila kontrollon 300 struktura në 11 rajone.

Struktura, e cila ndodhet në via dei Cinquecento, në zonën jugore të Milanos, pranë Piazzale Corvetto, ndodhet në një ndërtesë trekatëshe të vitit 1920 dhe ka 210 shtretër. Ajo u përdor si një shtëpi të moshuarish në 1955.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tërmet 4.2 ballë në Kretë, pa raportime për dëme

0
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Kretë, duke u ndjerë lehtë në zonat përreth. Sipas të...

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...