Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.
Në orët e nxehta të ditës (orët e drekës deri ato të pasdites vonë), vranësirat në relievet e larta malore dhe zonat përreth tyre parashikohet se do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Këto reshje në periudha tepër afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.