27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Shkodër/ Ekzekutohet me bresheri plumbash 46-vjeçari i njohur si “Kumbari”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele qytetin e Shkodrës, ku një person është ekzekutuar  me armë zjarri.

46-vjeçari Bardhok Pllanaj, i njohur si “Kumbari”, u qëllua për vdekje teksa udhëtonte me mjetin e tij në fshatin Dobraç i Ri. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe dalët e qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.

Autorët dyshohen se e kanë ndjekur Pllanajn përreth 150 metra, e më pas e kanë qëlluar.Ndërkohë, në afërsi të vendit të krimit është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve.

“Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri. Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

opennews.al

Bardhok Pllanaj njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të tij, që kapte vlerën e 2 milionë eurove. Gjithashtu Bardhok Pllanaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Emri i Planajt u lakua për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...