34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lezhë/ Furgoni përplaset me motorin, humb jetën një person

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të hëne në afërsi të Balldrenit, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Mark Luca, rreth 60 vjeç. Ai mbeti i fillimisht i plagosur rëndë dhe u nis me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, ku dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 11:50, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, janë përplasur furgoni me drejtues Agim Subashin me një motoçikletë të drejtuar nga Mark Luca. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, tha Policia e Lezhës në një njoftim për mediat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...