14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Kinë/ 6 të vdekur nga një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh

Një 25-vjeçar sulmon me thikë një grup fëmijësh në një kopsht në qytezën Liançang në lindje të vendit.

6 persona humbën jetën, ndër të cilët 3 të mitur dhe 2 prej prindërve që shoqëronin fëmijët e tyre në kurset verore si dhe një edukatore. Një tjetër person mbeti i plagosur. Policia vuri në pranga autorin dhe e shoqëroi për ta marrë në pyetje. Sulmi me thikë ndodhi rreth orës 7 e 40 të mëngjesit sipas orës lokale.

Autori ka bërë lëvizje të pazakonta, çka ka ngritur dyshime se ai mund të ketë vepruar nën efektin e alkolit ose të lëndëve narkotike. Policia kineze e quajti ngjarjen “një sulm të qëllimshëm”, por pa dhënë detaje. Kjo nuk është hera e parë që sulme të tilla ndodhin në institucionet arsimore. Ekspertët thonë se një prej shkaqeve është edhe stresi i lartë që shkaktuan masat e ashpra bllokuese të pandemisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...