33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ju ka mbetur të hiqni pantallonat këtu në mes të Kuvendit, kush ka vjedhur, ne apo ju?, Dash sula në kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka mbajtur një fjalim me tone të forta në Kuvend, kur tha se socialistët po kërkojnë me çdo kusht që të mbrojnë dhe të sigurojnë arratisjen e Arben Ahmetajt, përpara se SPAK të autorizohet për arrestimin e tij.

Sula tha se edhe pse ka dhjetëra raste të zyrtarëve të mazhorancës që janë vënë në pranga dhe nën hetim, ende sot akuzohet opozita për vjedhje.

Dashnor Sula:

Këtu është për të qeshur, dhe për të qarë, keni vjedhur ju apo kemi vjedhur ne. I keni ju njerëzit në burg apo i kemi ne? Çfarë ka ngelur këtu, të hiqni pantallonat këtu në mes të Kuvendit. Situata është aq e rënduar aq e turpshme, sa nuk ka ku të vejë më. Kemi rastin e zotit Tahiri, ku brenda ditës u bë raporti, keni një javë që sorollateni, që ata persona të fshehin gjurmët.

Jo moj jo nuk ju dhimset procedura juve, ma jepni shpjegimin ju zonja kryetare e Kuvendit, se pse u shty dy herë mbledhja e këshillit të mandateve. Është faji jonë që zotëria që duhet të jepte shpjegime nuk erdhi. Kryetarë bashkie në burg, deputetë në burg, ministra në burg…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...