Ish kryeministri Sali Berisha ka folur shkurtimisht për mediat pasi Kuvendi i hoqi imunitetin Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugën SPAK-ut për arrestimin e tij.
Berisha tha se sot Ahmetaj ishte prokurori i socialistëve teksa shtoi se janë shumë emra në hetimet e SPAK.
Berisha: Si do ta quani sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysmë meiti. Secili shihte njeri-tjetrin kur do t’i fluturojë mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti. Pati frikë se do e pyesnin. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, janë shumë aty, nuk e keni idenë sa shumë emra janë. Klotilda që në emër të Erit bënte amendamente personale për Tiranën. Për fatin e keq, i akuzuari nuk ishte Ahmetaj, por Ahmetaj ishte prokurori i tyre.