Lionel Mesi është prezantuar mbrëmë si futbollisti më i ri i klubit të Inter Majemit në MLS me një ceremoni mbresëlënëse.
Ylli argjentinas doli para tifozëve dhe mediave teksa stadiumi ishte mbushur plot për ta shikuar nga afër “Pleshtin”.
Atij i është dhënë fanella me numrin 10 teksa të gjithë janë ngritur në këmbë për sulmuesin.
Më pas Mesi ka marrë mikrofonin në dorë teksa ka folur para të gjithëve: “Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu në Majemi, dua t’ju falenderoj të gjithëve ju që ndodheni këtu, sigurisht edhe familjen time”, u shpreh ndër të tjera.
Në skenë i është bashkangjitur edhe gruaja e tij Antonela së bashku me 3 fëmijët e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro.