17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Forcat ukrainase bëjnë përparim në rajonin e Zaporizhjas, fitojnë territore

Forcat ukrainase po vazhdojnë ofensivën e tyre në zonat Melitopol dhe Berdiansk të rajonit jugor të Zaporizhjas, derisa raportohet se ata kanë rifituar disa territore në rajonin lindor të Donjeckut, tha ushtria ukrainase mëngjesin e 17 korrikut.

Gjatë javës së kaluar, si rezultat i veprimeve sulmuese në total (në lindje dhe jug), u çliruan pothuajse 18 kilometra katrorë”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar në Telegram, duke shtuar se në zonën Bahmutit të Donjeckut, forcat ukrainase arritën të rimarrin disa territore.

Malyar tha se territori i përgjithshëm i rimarrë nga trupat ukrainase që nga fillimi i kundërsulmit të tyre arrinte në më shumë se 210 kilometra katrorë.

Forcat ruse, të kryesuara nga ushtarët e grupit mercenar të Wagner-it pushtuan qytetin Bahmut në muajin maj pas disa muajsh luftimesh të rënda, por trupat ukrainase, të armatosura nga Perëndimi, kanë arritur të depërtojnë në veri dhe jug të qytetit të shkatërruar.

Malyar tha se gjatë javës së kaluar, rreth shtatë kilometra katrorë u çliruan rreth Bahmutit, ku gjithsej më shumë se 30 kilometra katrorë u rimorën nga forcat e Kievit.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në raportin e tij ditor në fillim të 17 korrikut se trupat ruse po përqendrojnë operacionet e tyre kryesore ushtarake në drejtimet Bahmut, Avdivka, Kupiansk dhe Marinka, në rajonin e Donjeckut.

Ai tha se trupat ukrainase kundërshtuan përpjekjet e forcave ruse për të sulmuar pozicionet e tyre në Donjeckt dhe se 28 beteja të ashpra u zhvilluan në lindje të rajonit gjatë 24 orëve të fundit.

Luftimet e fundit erdhën pasi forcat ruse sulmuan tre herë rajonin lindor të Ukrainës, Harkivin, më 16 korrik.

Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Harkivit, u tha njerëzve të qëndronin brenda pasi një alarmi për sulme ajrore u lëshua gjatë natës.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...