9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin e sotëm në Tiranë, Qeveria e Kosovës sqaron arsyet

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti nuk do të shkojë në takimin e sotëm të homologut të tij të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë pasi muaj më parë ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë tjetër në Greqi.

Kryeziu shtoi më tej se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, më 16 tetor të këtij viti.

Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, shkruan Kryeziu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

BE-ja paralajmëron Iranin pas sulmeve ndaj infrastrukturës dhe ekzekutimit të qytetarit evropian

0
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaia Kallas, kontaktoi ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, për t’i përcjellë shqetësimet e forta të Brukselit. Ajo...

Sekuestrohen 2.5 kg kokainë në Itali, arrestohen një shqiptar dhe një pakistanez

0
Një operacion i autoriteteve italiane ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për...

Këlliçi nga Brukseli: “Qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin kritik ‘Balluku’”

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke e vlerësuar qeverinë aktuale...

Detaje të reja nga tragjedia në Vjenë: Skela shembet, tre shqiptarë të Kosovës dhe...

0
Një aksident fatal në kantierin e ndërtimit në Porzellangasse, zonë e Alsergrund në Vjenë, mori jetën e katër punëtorëve, tre prej të cilëve shqiptarë...

Albin Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë: “Tre prej tyre qytetarë...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku humbën jetën katër persona, përfshirë tre shqiptarë...