17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Putini kërcënon se do të përdorë bomba thërrmuese: Rusia ka rezerva të mjaftueshme municionesh

Vladimir Putin, kërcënoi se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina përdor municione të tilla me të cilat është furnizuar nga SHBA-ja. “Dua të them se Rusia ka rezerva të mjaftueshme llojesh të ndryshme municionesh thërrmuese”, tha Putin në televizionin shtetëror.

Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kërcënoi se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina përdor municione të tilla me të cilat është furnizuar nga SHBA-ja. “Dua të them se Rusia ka rezerva të mjaftueshme llojesh të ndryshme municionesh thërrmuese”, tha Putin në televizionin shtetëror.

Moska nuk dëshiron t’i përdorë municione që ndërkombëtarisht konsiderohen të paligjshme, tha ai. “Por sigurisht, nëse municione të tilla përdoren kundër nesh, atëherë ne rezervojmë të drejtën për veprime të njëjta”.

Aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë si forcat e armatosura ruse dhe ato ukrainase se ndërkohë kanë përdorur gjatë luftës bomba thërrmuese.

Akuza ndaj SHBA-së

Presidenti rus i akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se i kanë vënë në dispozicion Ukrainës këto lloj municionesh, sepse Perëndimi nuk është më në gjendje të furnizojë Ukrainën me mjete të mjaftueshme konvencionale. “Ata nuk kanë gjetur gjë tjetër më të mirë sesa të sugjerojnë përdorimin e bombave thërrmuese.”

Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të madh të ashtuquajturash “nënprojektile”, pra predha të kalibrit të vogël, të cilat dalin nga gëzhoja pasi një bombë e tillë shpërthen. Këto lloj bombash shpërthejnë në tokë dhe shpërndajnë projektile në një territor relativisht të gjerë. Për shkak se shumë prej tyre projektileve shpesh nuk shpërthejnë menjëherë, ato sikurse dhe minat konsiderohen si një rrezik për civilët edhe pas përfundimit të veprimeve luftarake.

Ukraina, Rusia dhe SHBA nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...