26.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

31-vjeçarja nën efektin e drogës përplas 3 makina të parkuara

31-vjeçarja me inicialet A.O banuese në Tiranë nën efektin e narkotikëve, duke drejtuar mjetin në sens të kundërt në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ‘ka marrë para’ tre mjete të parkuara dhe pas humbjes së kontrollit të mjetit ka dalë nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

A. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT