25.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

GJKKO vendos sekuestro për 4 apartamente, dikur në pronësi të Ahmetajt, sot të shitura

Oficerë të Byrosë Kombëtare të hetimit të mbështetur edhe nga policia e Shtetit kryen kontrolle në banesat e ish gruas e bashkëjetueses aktuale të Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tyre në Tiranë dhe Durrës. Bastisjet e kryera në Tiranë një kompleks të njohur pranë Arturinës tek Liqeni Artificial, në Selitë dhe në Durrës në zonën e Hamallajt, u kryen në zbatim të vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Gjyqtari Erion Bani ka firmosur urdhërat e kontrolleve në kuadër të hetimeve për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj i cili dyshohet për tri vepra penale, korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale dhe mosdeklarim e fshehje e pasurisë.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit ushtuan kontrolle në banesën e Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha, si dhe familjarëve të saj në Gjirin e Lalëzit.

Në Tiranë kontrollet u përqendruan në një kat të plotë pallati që Ahmetaj e kishte pasur me qira më parë pranë liqenit Artificial dhe tek dy apartamente ne zonën e Selitës. Burimet nga hetimi bënë me dije se Arben Ahmetaj nuk ka aktualisht asnjë banesë në emër te tij ndërsa ambienti i kontrolluar tek kompeksi Nobis, në hapësirë një kat, ishte e marrë me qara. Kontrolli evidentoi se ambienti në fjalë ishte boshatisur me herët nga Ahmetaj pasi aty janë gjetur shumë pak sende personale te tij.
Gjatë kontrollit, për shkak të mungesës së pronarëve, prezent ishin avokatët e ish-ministrit. Jo më shumë se 5 minuta mësohet se ka zgjatur kontrolli mëngjesin e së martës në Hamallaj, në një banesë 3 katëshe në pronësi familjarëve të Hoxhës.
Vetëm disa orë pasi SPAK mori dakordësinë e Kuvendit për të kërkuar arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollet në banesat e tij, iu drejtua Gjykatës së Posaçme. Burime saktësojnë se për të njëjtën dosje përfshihen disa urdhër-arreste, jo vetëm ai për ish-zv/kryeministrin Ahmetaj, njerëz apo biznesmenë të lidhur me veprat penale që ai akuzohet. Mediat raportuan se objekt i bastisjeve kanë qenë edhe disa biznesmenë që kanë pasur bashkëpunim dhe kontakte me ish-zv.kryeministrin Ahmetaj.
Ai ndodhet jashtë vendit, ndërsa pas vendimit të gjykatës për caktimin e masës ndaj tij duhet të kalojnë 3 javë për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar. Më 9 mars agjentët e BKH-së kontrolluan në Palasë vilën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt Arjola Mançka dhe banesën private në Hamallaj në pronësi të partneres aktuale të Ahmetajt, Erjola Hoxha, ku u gjet edhe telefoni Blackberry, në të cilin ishin fshirë mesazhet dhe telefonatat me pronarët e kompanive të incineratorëve.
Bashkë me urdhërat e kontrollit, SPAk mësohet se ka dërguar në gjykatë, kërkesën për bllokimin provizor të katër pasurive të cilat aktualisht janë hedhur në emra të tjerë por që dyshohet se janë produkt i veprës së korrupsionit të kryer nga Arben Ahmetaj. Në kërkesën drejtuar Kuvendit për arrestimin e tij, për veprën e pastrimit të produkteve të veprës penale citohen dy apartamente me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, në Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj.

PASURITË “NËN HETIM”

Apartament me sip 124.15 m2, Selitë
Apartament me sip 148.8 m2, Selitë
Truall 521.13 m2, ndërtesë 98 m2,
Vila Saphire nr. 22, Hamallaj
Apartament 178.68 m2 dhe garazhd, 21 m2, Selitë
Apartament 167 m2, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT