14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Tiranë/ Makina bie në humnerë , shkon në 2 numri i viktimave të aksidentit në Fortuzaj

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Fortuzaj të Tiranës, ku një fuoristradë tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy të rinj ra në humnerë.

Nga ky aksident mbeti i vdekur në vend një 26-vjeçar, i identifikuar si Brusild Gjyla, i cili fillimisht nuk po arrihej të identifikohej nga policia dhe grupi hetimor.

Ndërkohë, në mjet ishte edhe një 33-vjeçar, i identifikuar si Denis Çali, i cili u dërgua i plagosur rëndë në spital, por që fatkeqësisht nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të marra dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, Brusild Gjyla, 26 vjeç, dhe Denis Çali, 33 vjeç, kanë ndërruar jetë”.

Njoftimi i Policisë së Tiranës
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie, që u mori jetën dy të rinjve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tërmet 4.2 ballë në Kretë, pa raportime për dëme

0
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Kretë, duke u ndjerë lehtë në zonat përreth. Sipas të...

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...