34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Cara Delevingne thotë se ajo video e bind të rehabilitohej pas videos që qarkulloi në rrjete

Një vit më parë supermodelja Cara Delevingne u filmua nga paparacët duke bërë veprime të çuditshme teksa zbriste nga avioni i saj, ecte zbathur në asfalt dhe bënte gjeste të pakontrolluara.

Videot bënë xhiron e rrjetit dhe supermodelja ka folur për herë të parë për problemet e saj të varësisë ndaj substancave narkotike që kur filloi trajtimin, duke thënë se të qenurit esëll ia vlente çdo sekondë të procesit të rikuperimit.

Ajo foli për përvojat e saj gjatë një interviste me Elle UK duke treguar se për të kjo fazë e jetës nuk ka qeë aspak e lehtë.

“Nuk ka qenë e lehtë, por nuk ka pasur kurrë momente kur unë thoja: “Kjo nuk ia vlen”, tha ajo për revistën.

“Ia vlente çdo sekondë. Thjesht nuk e di se çfarë do të më duhej për të hequr dorë. Unë jam e më e qëndrueshëme. Jam më e qetë.”

“Për një kohë të gjatë, ndihesha sikur fshihesha shumë nga njerëzit që më shikonin. Më në fund ndihem sikur mund të jem e lirë dhe vetvetja, plotësisht,” shtoi ajo.

Në vitin 2022, Delevingne mori vendimin për të kontrolluar veten në një qendër rehabilitimi për çështje të abuzimit me substancat, gjë që nuk është kurrë një vendim i lehtë për këdo. Ajo pranoi se fotot e paparacëve që u shfaqën duke treguar sjellje të çrregullta në një aeroport e bën të reflektojë mbi situatën që ndodhej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...