9.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Komisioni i Etikes në PD ka shfuqizuar vendimin e Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Mbledhja ishte parashikuar te mbahej ditën e neserme.

Në vendim thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

Njoftimi

Partia Demokratike e Shqipërisë
Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës
VENDIM
I Shkurtuar
Numër 1, datë 26.07.2023
Komisioni i Apelimit Integritetit dhe Etikës, i kryesuar nga Kryetarja Flutura Açka, në seancën e
datës 26.07.2023 mori në shqyrtim cështjen me
KËRKUES: Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, përfaqsuar nga Indrit
Sefa, sipas vendimit numër 17, datë 25.03.2023. (në mungesë)
PERSON I INTERESUAR: Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm (në mungesë).
OBJEKTI: 1. Shqyrtimin e përputhshmërisë së vendimit të Sekretarit të
Përgjithshëm të Partisë Demokratike numër 59 prot, datë
22.07.2023 me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar
të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.
2. Shfuqizimin e këtij vendimi si një akt në kundërshtim me
dispozitat statutore.
BAZA LIGJORE: Neni 54, pika 4 të Statutit të Partisë Demokratike.
Komisioni pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Kryesia e Partisë Demokratike e përfaqsuar nga
përfaqsuesi Indrit Sefa vlerëson se:
– Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin tê përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes sê
mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46, të ndryshëm nga “Komandimi i
Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë”.
– Rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm,
sipas pikës 4 të nenit 46 nuk mund tê ketë asnjë pikë të ndryshme dhe më shumë se
Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë.
– Dorëheqja nuk ështê një akt që mund të merret në shqyrtim apo të miratohet pasi marrja në
shqyrtim apo miratimi i saj nënkupton mungesën e vakancës që është parakushti kryesor
për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46.
– Votimi për marrjen e vendimit për komandimin e Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit bëhet
me procedurën e votimit të fshehte. Mbledhja online e Këshillit Kombëtar shkel parimin e
fshetësisë së votës e për pasojë kjo procedurë është e papajtueshme me Statutin e Partisë.
– Nga burimet arkivore aktet dhe rrethanat e marra në shqyrtim nuk rezulton qe Rregullorja
e Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar nuk rezulton të jetë
një dokument i miratuar nga Këshilli Kombëtar. Për pasojë kjo Rregullore nuk ka fuqi
juridike dhe nuk mund të jetë një akt mbi të cilin të mund të bazohet zhvillimi online i
mbledhjes së Këshillit Kombëtar
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË, Rruga Donika Kastrioti, Tiranë 2
Në përfundim Komisioni, në zbatim të nenit 54 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë
Vendosi:
– Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
– Shfuqizimin e vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull
“Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë” si
një akt absolutisht të pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.
– Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
– Vendimi i njoftohet Kryesisë së Partisë Demokratike, Sekretarit të Përgjithshëm Gazment
Bardhi dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Kryetare
Flutura Acka

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...