25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Vrau gruan dhe me pas e hodhi në gropë, Gjergji Mullalli gjendet i vdekur

Gjergji Mullalli, 55-vjeçari që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në gropën septike ka vrarë veten. Siç ka mësuar gazetarja Daniela Zisi, Mullalli është gjetur i vdekur nga autoritetet e policisë pranë fshatit Zëmblak të Maliqit. Ai e ka kryer vetëvrasjen në shtëpinë e kushëririt të tij. Pranë vetes, siç duket edhe nga këto pamje të siguruara nga Klan News, Mullalli kishte edhe armën e krimit, një kallashnikov.

Mullalli dyshohet se e vrau bashkëshorten Luiza Mullalli, 46 vjeçe për motive xhelozie. Ata ishin në proces divorci. 55-vjeçari e ka qëlluar gruan me armën zjarri automatik disa herë në pjesën e gjoksit. Kjo ka qenë fatale për Luizën, e cila ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.

Pasi kreu krimin, Mullalli e hodhi bashkëshorten e ndjerë në një gropë septike pranë shtëpisë së saj dhe u arratis. Policia e kërkoi gjatë gjithë natës, por nuk mundi ta gjente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...