27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, makina me shpejtësi jashtë normave të lejuara

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Libonik, shumë pranë urës së këtij fshati.

Burime të siguruara pranë ekspertëve të qarkullimit rrugor thanë se drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka qenë duke udhëtu dhe në momentin e daljes nga rruga nacionale ka kryer një parakalim të gabuar.

Shpejtësia ka qenë aq e madhe sa mjeti pasi është përplasur në barrierat mbrojtëse të aksit nacional ka “fluturuar” duke bërë disa fluturime në ajër dhe me pas ka përfunduar jashtë kësaj rruge.

Të njëjtat burime thanë se drejtuesi i mjetit K.Xh ka mbetur i plagosur rëndë por nga spitali i Korçës bëhet e ditur se nuk ka rrezik për jetën.

Rruga nacionale Korçë – Pogradec edhe për shkak të kryqëzimeve të shumta dhe mbi të gjitha mosrespektim i sinjaltistikes rrugore vertikale dhe horizontale është bere shpesh herë burim aksidentesh, madje dhe me pasojë, përfshi këtu dhe segmentin Vashtemi – Vlocisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...