13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, shoferja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në kthesën e Cakranit në Fier.

Ngjarja ndodhi ekzaktësisht në autostradën Fier-Cakran rreth orës 17:45, ku shoferja humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal. Si pasojë e aksidentit janë 2 të plagosur.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja Alketa Lazaj, banuese ne Tirane 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja Vitori Lazaj, 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore, shtetasi Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali, dhe drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...

‘Ata vranë burrin tim’/ Shqiptarja shpërthen pas ekzekutimit në SHBA: vuajti nga injeksioni vdekjeprurës

0
Tiana Krasniqi, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas pas ekzekutimit të bashkëshortit të saj, James Broadnax. 37-vjeçari u ekzekutua...