10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kishin përshtatur zonën përreth për kultivim dhe shitje të cannabis sativës, arrestohen 2 pronarët e lojkaleve në Krorëz

Policia ka vënë në pranga pronarët e dy lokaleve në Himarë, pasi në Plazhin e Krorëzës kishin përshtatur zonën përreth për kultivim dhe shitje të cannabis sativës dhe për mbajtje të municionit luftarak. Nën hetim është vënë kamarieri i lokalit, për moskallëzim krimi.

Gjithashtu, është zbuluar se për llogari të një lokali tjetër ishte pushtuar hapësirë publike, në plazhin e Krorëzës, për të vënë çadra dhe shezlongë.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “All in”, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive.

✅Nga operacioni zbulohet se territoret e 2 lokaleve në afërsi të njëri-tjetrit, në plazhin e Krorëzës, ishin përshtatur për kultivim dhe shitje të cannabis sativës dhe për mbajtje të municionit luftarak, si dhe se për llogari të tyre, ishte pushtuar hapësirë publike, për çadra dhe shezlongë.

-Vihen në pranga 2 pronarë të këtyre lokaleve, shpallet në kërkim pronari tjetër. Procedohet penalisht kamerieri në këtë lokal, për moskallëzim të krimit.

✅Gjithashtu, zbulohet se për llogari të një lokali tjetër ishte pushtuar hapësirë publike, në plazhin e Krorëzës, për të vënë çadra dhe shezlongë.

-Procedohet penalisht administratori i këtij subjekti.

Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, municion luftarak, 90 çadra dhe 180 shezlongë, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe për rritjen e parametrave të sigurisë, përgjatë sezonit turistik 2023, kanë siguruar informacione se në 3 lokale në plazhin e Krorëzës, kryheshin veprimtari të kundërligjshme. Bazuar në këto informacione, është ndjekur një hetim disaditor, me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, si rezultat i të cilit është finalizuar operacioni policor i koduar “All in”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit A. N., 28 vjeç dhe E. I., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë; u shpall në kërkim shtetasi K. V., 28 vjeç, banues në Himarë dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Th. M., 19 vjeç, banues në fshatin Piqeras dhe F. K., 25 vjeç, banues në Himarë.

-Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasit A. N. dhe K. V., si dhe shtetasi E. I., kishin përshtatur 2 lokalet në pronësi të tyre, në plazhin e Krorëzës, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe shitjes së cannabis sativës dhe se kishin pushtuar hapësirë publike, për të vënë çadra dhe shezlongë, pa autorizim. Gjatë kontrollit të ambienteve të këtyre lokaleve dhe të territoreve përreth, u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në vazo dhe në qese, një sasi municioni luftarak dhe 89 bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, për këtë rast u procedua në gjendje të lirë, për moskallëzim të krimit, shtetasi Th. M., kamerier. Më tej, lënda narkotike, municioni luftarak, çadrat dhe shezlongët u sekuestruan në cilësinë e provës materialet, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

-Në vijim të këtij operacioni, u konstatua se për llogari të një lokali tjetër, gjithashtu në plazhin e Krorëzës, ishte pushtuar hapësirë publike, me qëllim vënien e çadrave dhe shezlongëve, pa autorizim. Për këtë rast, u procedua penalisht administratori i këtij lokali, shtetasi F. K., si dhe u sekuestruan çadrat dhe shezlongët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...