25 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi, plagoset rëndë 51-vjeçari

Një sherr mes dy shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paxos.

Mësohet se pas sherrit mes tyre, një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Fillimisht dy bashkatdhetarët kanë debatuar, më pas janë përleshur fizikisht derisa sherri ka degraduar në nxjerrjen e armës dhe plagosjes rëndë të 51-vjeçarit.

Ai i dërgua në spitalin e Igumenicës në gjendje të rëndë, ndërsa policia po kërkon në ishull për të arrestuar autorin e dyshuar.

Ai dyshohet se është i implikuar me vrasjen e Edmond Papës, i vrarë në muajin dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Po ashtu, ai është akuzuar se ka vrarë dy persona në Belgjikë në vitin 2001.

Policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes, pasi autori i plagosjes kishte shkuar nga Italia në Greqi posaçërisht për 51-vjeçarin.

Situata pritet të sqarohet nëse bëhet i mundur arrestimi i autorit ose pas dëshmisë së të plagosurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...