23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Aksident i katërfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi

Një aksident i katërfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar paralizim të lëvizjes në këtë aks dhe radhë kilometrike nga Vora në drejtim të Maminasit.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

Të katër drejtuesit e mjeteve të përfshira në këtë aksident janë femra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT