18.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Mediat italiane shkruajnë për ardhjen e Melonit në Shqipëri, ja çfarë diskutoi me Ramën

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pezulloi pushimet e saj në Puglia dhe udhëtoi ditën e djeshme drejt Shqipërisë.

Me ftesë të kryeministrit Rama, Meloni së bashku me familjen mbërritën në Vlorë ku u pritën nga kreu i qeverisë.

Mediet italiane kanë zbardhur disa nga çështjet që dy krerët e qeverive kanë biseduar.

Sipas quatidiano.net, Rama dhe Meloni kanë diskutuar mbi çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Uk.
Po ashtu tema të nxehta diskutimi ishin edhe ato të energjisë dhe marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të zonës së Ballkanit, çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut, hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar dhe vlerësimi i bumit turistik që ka sjellë qindra mijëra italianë në ish-bastionin e komunizmit (të ritit maoist, për më tepër), shkruan media italiane.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërriti pasditen e së hënës në Shqiperi me një traget të linjës Brindizi-Vlorë. Meloni shoqërohej nga familjaret e saj dhe disa prej bashkëpunëtorëve dhe u prit në Portin e Vlorës nga kryeministri Rama. Më pas ajo u zhvendos drejt ambienteve të vilës qeveritare në Dhërmi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...