27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

UEFA përjashton tifozët e Dinamos së Zagrebit nga ndeshjet në transfertë

UEFA, i ka përjashtuar tifozët e Dinamo Zagrebit nga të gjitha ndeshjet si mysafirë në garat evropiane këtë sezon, pasi një tifoz grek u vra në përleshjet e dhunshme në Athinë muajin e kaluar.

Ky vendim vjen disa orë pasi Zagrebi u eliminua nga Liga e Kampionëve pas barazimit 2:2 në ndeshjen kthyese kualifikuese kundër AEK-ut të Athinës në Greqi të shtunën, e cila ishte shtyrë për shkak të dhunës.

Ndeshja ishte paraparë të luhej më 8 gusht, por u shty për 19 gusht, pas vdekjes së 29-vjeçarit Michalis Katasouris, në përleshjet e dhunshme mes tifozëve pranë stadiumit të AKE-ut.

Gati 100 tifozë kroatë të futbollit u arrestuan në Athinë, nën akuza serioze penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Tifozët e Dinamos kishin udhëtuar për në Athinë, edhe pse klubi i tyre e kishte të ndaluar nga UEFA t’u shiste bileta atyre për këtë ndeshje, e cila cilësohej si e rrezikut të lartë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, u takua me kryeministrin grek Kzriakos Mitsotakis të mërkurën në Athinë, për të diskutuar se si të përballen me dhunën në mesin e tifozëve të futbollit.

UEFA tha të dielën më 20 gusht se të gjithë ndeshjet e Dinamos cilësohen tani si “me rrezik të lartë dhe kjo u konfirmuar, fatkeqësisht, nga shkalla ekstreme e incidenteve” në Athinë.

Dinamo është urdhëruar nga UEFA ta “krijojë dhe zbatojë një strategji për ta çrrënjosur dhunën e ndërlidhur me klubin, në bashkëpunim me autoritetet politike, të sigurisë dhe të futbollit në Kroaci”.

Tifozët e ekipeve që do të luajnë kundër Dinamos – duke nisur me Sparta Pragën të enjten – mund blejnë bileta për ndeshjet në Zagreb.

“Dinamo dhe autoritetet publike duhet patjetër të ndërmarrin masa për të garantuar masa të nevojshme të sigurisë për tifozët vizitorë”, tha UEFA.

Dinamo do të përballet me Spata Pragën në dy ndeshje, ajo e kthimit më 31 gusht në Pragë.

Fituesi i këtij dueli do të kalojnë në fazën grupore të Ligës së Evropës, kategorinë e dytë të futbollit evropian. Humbësi shkon në grupet e Ligës së Konferencës, që nënkupton se Dinamo do t’i luajë të paktën edhe gjashtë ndeshje të tjera – tri në shtëpi e tri jashtë – nga shtatori deri në dhjetor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...