Sot në orën 07:45 mbërriti në radën e Vlorës kroçera ‘CLUB MED II’ me flamur francez me 326 pasagjerë/turistë nga vende të ndryshme si Francë, Belgjikë, Itali, Algjeri etj.
Të cilët do të dalin me mjetet e vogla lundruese në Portin e Vlorës për procedurat e nevojshme kufitare dhe më pas për të vizituar pikat e ndryshme turistike.
Kroçera ‘CLUB MED II’ ka ardhur nga Brindisi – Itali ku do të qëndrojë deri në orën 18:00 në radën e Vlorës dhe më pas do të niset për destinacion Qefalonja, në Greqi.