34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shpërndante kanabis në një lokal që e kishte marrë me qira në Sarandë, arrestohet polici dhe bashkëpunëtori i tij

Biznesin që kishte marrë me qira, efektivi 24-vjeçar i policisë e kishte kthyer në një ambient për të shkelur ligjin. I ‘zhveshur’ nga uniforma, në rolin e biznesmenit, Redion Bello nga fshati Bajkaj i Delvinës, e kishte kthyer pazar droge, lokalin e tij ndërtuar mbi det në qytetin e Sarandës, “Secret Beach”.

Në fakt, sekretin e veprimtarisë së paligjshme brenda biznesit, e zbuluan kolegë të tij, Forcat Operacionale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërhynë mbrëmjen e së dielës në lokalin e plazhit duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë kufitare të Sarandës.

Operacionin e koduan “Last Sunday” (E diela e fundit) – si për të ironizuar fundjavën e fundit me drogë të policit Bello, tashmë në pranga.

Në këtë veprimtari, polici bashkëpunonte me një 23-vjeçar, Sejdi Vocka, i cili u arrestua bashkë me të, në ambientet e lokalit.

Policia sekuestroi rreth 100 doza kanabisi, një automjet, 555 euro, 20 paund dhe 20.000 lek.

Të dy do të hetohen nga prokuroria e Sarandës për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje, prodhim pa leje e armëve dhe municionit”.

Sipas policisë, lokali i plazhit i ndërtuar me dru dhe me hapësirë mbi det edhe për shezlongje, ishte marrë thjesht për të kamufluar veprimtarinë -antiligjore të shpërndarjes së kanabisit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...