Moti për ditën e martë parashikohet i kthjellët. Megjithatë, në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.