25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Aksident në Ksamil, motori përplaset me makinën, humbin jetën 2 turistët

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Sarandë-Ksamil.

Viktimat udhëtonin me motor tip Honda. Njëri prej viktimave është shtetas italian i identifikuar si D.G. 24 vjeç, ndërsa viktima tjetër nuk është identifikuar ende.

Mjeti i tyre u përplas me një makinë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Për shkak të përplasjes humbën jetën 2 italianët, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar me iniciale E.R., nga Saranda. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Automjeti tip “Mercedes-Benz” drejtohej nga 17-vjeçari E.R. Rrethanat e ngjarjes dhe dinamika e aksidentit po hetohet nga policia.

Informacion paraprak i Policisë së Sarandës:

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...