27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Putin përpiqet të zbut gjendjen, i dërgon ngushëllime familjes së Prigozhin

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas rrëzimit të avionit të Prigozhin në veri të Moskës, duke iu marrë jetën 10 anëtarëve të ekuipazhit mes të cilëve edhe shefin e Wagner.

Putin i ka dërguar ngushëllimet e tij familjes së Prigozhin, duke e përshkruar ish-krahun e tij të djathtë si një “biznesmen të talentuar” që e njeh që nga vitet 1990. Shefi i Kremlinit tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por detajet e mëtejshme mbi incidentin do të kërkojnë kohë.
“Për sa i përket këtij aksidenti ajror, fillimisht dua të shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën.

Është gjithmonë një tragjedi. Në të vërtetë, nëse ata ishin atje dhe, sipas informacioneve fillestare, punonjësit e kompanisë Wagner ishin në bord, dua të vërej se ata njerëz dhanë një kontribut të rëndësishëm në kauzën tonë të përbashkët për të luftuar regjimin nazist në Ukrainë.
Ne e mbajmë mend këtë, e dimë këtë dhe nuk do ta harrojmë këtë. Prigozhin e kam njohur për shumë vite, që nga fillimi i viteve 1990. Ai ishte një person me një sfond të komplikuar. Ai bëri gabime të rënda në jetën e tij dhe arriti rezultatet e nevojshme, si për veten e tij, ashtu edhe, kur e pyeta, për çështjen e përbashkët, si gjatë muajve të fundit.
Ai ishte një njeri i talentuar, një biznesmen i talentuar. Ai ka punuar jo vetëm në vendin tonë dhe me rezultate të mira, por edhe jashtë vendit, veçanërisht në Afrikë. Aty merrej me naftë, gaz, metale të çmuara dhe gurë.
Siç mësova, ai u kthye nga Afrika vetëm dje. Ai takoi disa zyrtarë këtu. Por, çfarë ka ndodhur saktësisht, më ka raportuar kreu i Komisionit Hetimor mëngjesin e sotëm. Tashmë ata kanë nisur hetimet paraprake për këtë ngjarje dhe do të kryhen plotësisht dhe të përfunduara.
Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Se çfarë thonë hetuesit do të dëgjojmë së shpejti“- tha Putin.
Komentet e Putin vijnë 24 orë pas rrëzimit të avionit dhe pas një sërë kërcënimesh të lëshuara nga ‘ushtarët’ e Prigozhin, të cilët duke akuzuar Kremlinin për tradhëti, paralajmëruan për një marshim të mundshëm së shpejti drejt Moskës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...