27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Çështja Beleri/ Rama publikon mesazhet me gazetarin e “Ekathimerini”, kërkon të drejtën e replikës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar bisedën që ka zhvilluar on line me gazetarin grek të “Ekathimerini”, i cili pak ditë më parë publikoi një artikull për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Belerin, me titull: Lëreni të betohet.

Rama ka postuar mesazhin që i ka dërguar Pavlos Papadopoulos në “Whatsapp”. “Zgjohem në mëngjes dhe gjej mes disa mesazheve linkun e shkrimit Kathimerini ‘Lëreni të betohet’, autori Pavlos Papadopoulos. Nuk e njoh, gjej kontaktin e tij dhe i shkruaj“, tregon ai.

Mesazhi i kryeministrit Edi Rama:

 

Nuk e njoh kërkoj kontaktin e tij dhe i shkruaj: Mirëmëngjes zotëri! Emri im është Edi Rama numrin tuaj e mora nga një mik grek pasi lexova që ju jeni kujdesur të shkruani rreth meje në prestigjozen Ekathimerini. Mendoja se nuk do të ishte një ide e keqe të komunikoja direkt me ju, shpresoj të mos jem gabim ashtu si unë shpresoj që ju nuk keni një problem krenarie që të ballafaqoheni me faktet që keni ekspozuar për të më leqendisur mua në publik pa u kujdesur hiq fare që të paktën të pyesni edhe për anën time të kësaj historie, dhe pastaj i gjykoni vetë faktet reale dhe ato të fabrikuara nga cila do anë. Do të isha i lumtur të flisja me ju nëse ju jeni gati që të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të nderoni parimin themelor të një shtypi të lirë të pavarur dhe të paanshëm. Ndihuni i lirë të më shkruani nëse ju e pranoni këtë “sfidë” , ndërkohë që unë ju siguroj mirëkuptimin tim të plotë në rast se ju do ti shmangemi ballafaqimit me kundër argumentet e mia.
Ju uroj më të mirën për ju dhe familjen tuaj.
Sinqerisht Kryeministri i Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...