27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë, që drejtësia..”,Rama për çështjen Beleri

Rama u shpreh se qëndrimi i PS-së ka qenë është dhe do të mbetet i njëjti në lidhje me arrestimin e Belerit 48 orë para zgjedhjeve vendore , teksa shtoi drejtësia e re duhet të bëjë detyrën.

“Në këtë periudhë kemi pasur mesazhe të rëndësishme dhe shumë domethënëse nga sistemi i ri i drejtësisë. Gjë që unë e kam vlerësuar edhe përmes rrjeteve sociale. Nga ana tjetër e dini që keni pasur një situatë të inflamuar për shkak të problemit të drejtësisë me kryebashkiakun e zgjedhur në Himarë. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë, që drejtësia e re duhet të bëjë detyrën e saj. Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme se mbrojtja me njëjtën mënyrë të veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Kështu që asnjë lloj interference nga do që të vijë , nuk do gjejë jo përkrahjen , por as mbështetjen tonë. Ne nuk ndërhymë dhe nuk komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë si dhe nuk presim asgjë përveç zbatimit të ligjit. Të tjerët mund të thonë çfarë të duan”, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...