28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

“Ia kam dërguar kujtdo që kam dashur”, policia gjen videon e përdhunimit të vajzës nga 7 të rinj italianë

Konsulentët teknikë të prokurorisë kanë arritur të gjurmojnë pamjet origjinale të videos që u filmuamga 7 të rinjtë pasi përdhunuan një 18-vjeçare. Ndërkaq, nga përgjimet e bëra në telefonat e të dyshuarve menjëherë pas denoncimit të viktimës, del një fjali e shqiptuar nga autori i videos: “Ia kam dërguar kujtdo që kam dashur”.

Pasi 18-vjeçarja u dërgua në Foro Italico në Palermo dhe u përdhunua atje, ajo denoncoi dhunën duke përmendur edhe disa autorë të përdhunimit, hetuesit vendosën në përgjim celularët e të dyshuarve. Më i madhi nga shtatë djemtë u përgjua teksa i thoshte një shoku se ia kishte dërguar videon dikujt.

Një fjali që erdhi pasi djali me të cilin po fliste, i shqetësuar se viktima mund të denonconte përdhunimin, e kishte këshilluar që të fshinte videot që mund ta kishin inkuadruar si atë ashtu edhe miqtë e tij.

Por tani po i eliminoj të gjitha, po ia dërgoj kujtdo që duhet t’ia dërgoj dhe do t’i eliminoj”, përgjigjet më i madhi nga shtatë të arrestuarit, si dhe autori i videos te shoku i tij. Një frazë që i bën hetuesit të besojnë se pamjet janë ndarë me dikë. Po, por me kë? Shokë të tjerë? Të rritur? A e ka shitur atë në rrjetin e errët? Hetuesit po konstatojnë se kujt mund t’i ketë dërguar pamjet i riu dhe për çfarë qëllimi. Ndërkohë, prefekti i Palermos i ka kërkuar komitetit të sigurisë së qytetit të shtojë kontrollet në lagjet më të rrezikuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...