27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Delvinë/ U dyshua se piu metadonin e dajës, i jepet lamtumira e fundit vajzës 19-muajshe

Një foshnjë 19 muajshe me prindër italo-shqiptarë ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur kur ndodhej për pushime tek gjyshërit në shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane që theksojnë se Soleil Andolfi ndërroi jetë në krahët e prindërve në mënyrë të papritur, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Dyshohet se prindrit e foshnjës, Alesandro dhe Lorinda janë infektuar me Covid gjatë pushimeve në Shqipëri e pas kësaj e vogla ka filluar të ketë probleme shëndetsore. Por nuk është e qartë nëse foshnja ka rezultuar pozitive me Covid dhe që gjendja e prindërve ndikoi në përkeqësimin e saj. Pavarësisht se u dërgua në spital të premten, Soleil 19 muajshe ndërroi jetë.

Analizat mjeko-ligjore do përcaktojnë shkaqet e vdekjes së foshnjës, që jetonte me prindrit dhe dy motrat e vellezër në rajonin e Ascolit. Por në Shqipëri për rastin në fjalë është raportuar se foshnja që ishte për pushime tek gjyshërit në Delvinë, piu gabimisht metadonin e dajës që vuante nga problemet e drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...