24.4 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Aksion në veri për lëndë narkotike, asgjesohen mijëra bimë kanabis

Mijëra bimë kanabis jaë asgjesuar gjatë 72 orëve të fundit në vendi të vendit. Në një aksion të Policisë, janë asgjesuar gjithsej 3543 rrënjë kanabisi. Nga këto 878 bimë u asgjësuan në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, 1932 bimë u asgjësuan në Shkodër dhe në Vaun e Dejës. Ndërkohë që 688 bimë u asgjësuan në Krujë, ndërsa 45 bimë në Tropojë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Angazhim maksimal i efektivëve të Policisë, në çdo qark të vendit, në kuadër të megaoperacionit “FOKUSI”, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të cannabis sativës. Gjatë 72 orëve të fundit, kontrolle në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Krujës dhe Tropojës. 1000 punonjës policie dhe 25 dronë u angazhuan për finalizimin e kësaj faze të megaoperacionit “FOKUSI”. 3543 bimë të tjera narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies. Ndalohet një autor i dyshuar për disa raste kultivimi në Kurbin dhe procedohet penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i një fshati në Kukës. 878 bimë u asgjësuan në territorin e bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, si rezultat i fazës së 34-t të operacionit “Imazhi”. -Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, Policia identifikoi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar të kultivimit të 219 bimëve të asgjësuara në kuadër të fazave të mëparshme të operacionit “Imazhi”, shtetasin B. A., banues në Milot. Shtetasi B. A. i kishte kultivuar bimët narkotike, në sipërfaqe të ndryshme, në fshatin Malbardhë, Kurbin.

1932 bimë u asgjësuan në territorin e bashkive Shkodër dhe Vau i Dejës, si rezultat i fazës së 14 të operacionit “Alpe të pastra”. 688 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 36 të operacionit “Territor i pastër”. 45 bimë u asgjësuan në fshatin Breg Lumë, Tropojë, si rezultat i fazës së 8 të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”. Kryetari i këtij fshati u procedua penalisht, për shpërdorim të detyrës. Ndërkaq, Policia në qarqe, në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijon hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kësaj veprimtarie kriminale. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së. Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...