34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vdiq duke mbrojtur shokun, ja kush është 23-vjeçari shqiptar që u vra në Itali

Mediet italiane kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit të vrarë ditën e djeshme në Itali.

Bëhet fjalë për 23-vjeçari Klajdi Bitri, i cili u vra me shtizë peshkimi duke mbrojtur shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë.

Autori, i cili fillimisht u arratis, u ndalua nga karabinierët mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, shkruan albeu.com.

Ai është një 30-vjeçar algjerian me banim në provincën e Ankonës.

Lexo po ashtu
Ngjarjet ndodhën në via Cilea, pikërisht në qendër, përpara syve të habitur të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga deti.

Çfarë ndodhi?

I riu shqiptar u qëllua për arsye banale, pas një mosmarrëveshjeje mes shokut të tij dhe autorit.

Klajdi vdiq duke mbrojtur shokun e tij. Mes shokut të tij dhe shoferit të një makine “Polo” nisi një sherr fizik. Më pas algjeriani u kthyer në “Polon” e tij dhe mori një shtizë peshkimi nga bagazhi duke gjuajtur në drejtim të tyre. Klajdi u qëllua në gjoks dhe humbi jetën në vendngjarje.
Menjëherë pas tragjedisë, autori u largua por u lokalizua disa orë më vonë dhe u arrestua.

Karabinierët po mbledhin dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në zonë dhe kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...