Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur sot edhe për masat e sigurisë për kreun e SPAK Altin Dumani.
Teksa u pyet nëse ka ndryshuar plani i mbrojtjes fizike të kreut të SPAK dhe nëse ka pasur kërcënime, Balla sqaroi se nuk ka një kërkesë nga ana e Dumanit për masa dhe se nuk ka dijeni për kërcënime.
“Nuk dua që hidhet diçka në media dhe pastaj kjo gjë bëhet pjesë e lajmit të ditës dhe pastaj duhet të vrapojmë për të sqaruar. E vërteta është ndryshe dhe dua të garantoj jo vetëm prokurorët e SPAK dhe qytetarët që policia është në detyrë që cdo kush të jetë i sigurt. Në këtë këndvështrim kam komunikuar me Drejtorin e Policisë dhe i kam kërkuar të marrë kontakt edhe me zotin Dumani për të garantuar që policia të bëjë detyrën sikurse kemi përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e cdo qytetari”, tha Balla.