5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Ja kush është i dënuari që grabiti 11 milionë dollarë vetëm me një telefon nga burgu

E keni menduar ndonjëherë që një i burgosur të arrijë të fusë 11 milionë dollarë në llogarinë e tij, nga brenda qelisë?!
Arthur Lee Cofield, një i burgosur në një burg të sigurisë maksimale në Xhorxhia të SHBA-së është ai që e ka realizuar të pamundurën.

31-vjeçari arriti të grumbullojë të paktën 11 milionë dollarë duke “aktruar” si një manjat miliarder, por pa dalë kurrë nga qelia.

Ky rast i pabesueshëm mashtrimi ka bërë xhiron e rrjetit, duke ndezur kureshtjen e të gjithëve, pasi është e jashtëzakonshme mënyra se si i burgosuri i ka kryer mashtrimet.
I riu drejtoi një operacion grabitje brenda burgut të Xhorxhias, ku mashtroi përfaqësuesit e shërbimit të klientit në “Charles Schwab” duke i bërë të besonin se ai ishte miliarderi nga Kalifornia, Sidney Kimmel.

“Charles Schwab Corporation” është një kompani amerikane e shërbimeve financiare shumëkombëshe që ofron shërbime tregtare, bankare dhe investimesh, duke përfshirë shërbime këshillimore dhe të menaxhimit të pasurisë për klientët me pakicë dhe institucionet.
Schwab është firma më e madhe e shërbimeve të investimeve të tregtuara në Amerikë, me afërsisht 7.8 trilionë dollarë portofole aktive të klientëve.

Mashtrimi më i madh telefonik ndonjëherë

Cofield, sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara nga zyrtarët e qarkut dhe burgut, përdori një telefon për të imituar miliarderin Sidney Kimmel. 94-vjeçari Kimmel është pronar dhe CEO i kompanisë së prodhimit Sidney Kimmel Entertainment dhe renditet në vendin e 1905 në listën e Forbes 2023 të njerëzve më të pasur në botë.
Ai themeloi kompaninë e veshjeve Jones Group më shumë se katër dekada më parë dhe zotëron marka të tilla si Stuart Weitzman dhe Nine West. Në vitin 2014, ai e shiti kompaninë për 2.2 miliardë dollarë te firma e kapitalit privat Sycamore Partners, dhe tani zotëron kompaninë e prodhimit Sidney Kimmel Entertainment, e cila prodhoi filmat “Hell or High Water”, “Crazy Rich Asian” dhe “Moneyball”.

Skema e Cofield, e cila u zhvillua midis 4 dhe 16 qershor 2020, thuhet se i mundësoi atij të përdorte telefona celularë të futur ilegalisht në burg, për të komunikuar me firmën e shërbimeve financiare Schwab dhe në këtë mënyrë të arrinte të transferonte 11 milionë dollarë në një kompani në Idaho, për të blerë 6,106 lingota ari American Eagle.

Më pas ai mori me qira një aeroplan privat për të transportuar arin nga Atlanta dhe bleu një rezidencë prej 4.4 milionë dollarësh në Buckhead, të Xhorxhias, vetëm duke përdorur telefonin që kishte në qeli.

Cofield po vuante në burg dënimin me 14 vite për grabitje të armatosur pasi e la viktimën e tij të paralizuar.

Tani ai akuzohet edhe për komplot për të kryer mashtrime bankare dhe pastrim parash, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm, ndërsa autoritetet besojnë se bashkëpunëtorët Eldridge Bennett dhe vajza e tij 27-vjeçare, Eliayah, ishin përfshirë në këtë skemë.

Sakaq, “Charles Schwab” i tha Insajderit se me vënien në dijeni për aktivitetin e dyshimtë, menjëherë janë nisur masat për të mbrojtur llogarinë e klientit dhe autoritetet janë njoftuar.

Cofield ishte një person dinak, inteligjent që mund të të mashtronte me miliona“, tha Jose Morales, drejtor i Njësisë së Menaxhimit Special.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT