17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

I moshuari tentoi të përdhunonte të renë në Vaun e Dejës, ajo e plagosi me thikë

Një 68-vjeçar mbeti i plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së të enjtes në Vaun e Dejës.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 21-vjeçare, dhe kjo në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në trup.

Vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë, Vau i Dejës. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit dhe vajza në vetëmbrojtje e ka qëlluar disa herë me thikë të moshuarin. Vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari”, raporti gazetari Simon Shkreli.

Vajza ka deklaruar se i moshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa pas shoqërimit në polici ajo e ka pranuar autorësinë. Agresori dhe vajza janë banorë të zonës. Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...