8.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

“Triathlon Labeat” bashkoi sot sportistë amatorë nga Shqipëria, Mali Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për kauzën e kancerit të gjirit

Në pikën turistike të Shirokës, buzë liqenit më të madh të Ballkanit, atë të Shkodrës, u bashkuan sot sportistë amatorë nga Shqipëria, Mali Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në edicionin e 11-të “Triathlon Labeat”, që bashkon në një sportin e notit, çiklizimit dhe vrapimit. Organizuar nga “Shkodra Sport”, edicioni i këtij viti i kushtohet luftës për parandalimin e kancerit të gjirit si dhe promovimit të vlerave turistike të Liqenit të Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

E reja Liljana Idrizaj ishte mes rreth 70 garuesve të sotëm në trigarëshin e zhvilluar në pikën turistike të Shirokës. Megjithëse një garë e vështirë, ajo thotë se këmbënguli për të marrë pjesë për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë e vajzat.

“Mora pjesë për shumë arsye; jo vetëm për pjesën e fushatës kundër kancerit të gjirit, por edhe për pjesën e sportit, Novartis-it, Shkodrës, historikut të qytetit, familjes. Edhe për të dhënë një mesazh që sporti është ai që na bën për të jetu më shëndetshëm dhe për të parandalu sëmundjen e kancerit”.

Garat e sotme, të zhvilluara në pikën turistike të Shirokës, vetëm 7 kilometër nga qyteti i Shkodrës, janë mbështetur edhe nga “Europa Donna Albania”, organizatë që , sipas drejtueses së saj Donjeta Zeqa, ndihmon gratë dhe vajzat e diagnostikuara me kancer të gjirit.

“Është shumë e rëndësishme që aktivitetet fizike të jenë gjithmonë të pranishme në jetën e vajzave dhe grave, sidomos atyre që diagnostikohen me kancer të gjirit. Si organizatë ne i vëmë gjithnjë rëndësi bërjes sa më shumë të aktivitetit fizik dhe jetesës së shëndetshme”.

Mes sportistëve nga rajoni, në veprimtaritë e zhvilluara sot në pikën turistike të Shirokës, ishte edhe një grup sportistësh nga Gjakova, të cilët vlerësojnë jo vetëm mesazhet e aktivitetit, por edhe vlerat turistike të bregut të Liqenit të Shkodrës.

Unë jam Bestrim Vula, vij nga Gjakova, klubi “Gjakova 137”. Është hera e tretë që marrim pjesë në “Triathlon Labeat” në Shkodër. Kësaj herë ka qenë edhe më e rëndësishme sepse do t’i mbështesim gratë në luftën ndaj kancerit të gjirit. Për këtë e kemi bërë këtë garë. Jemi mjaft të kënaqur me organizimin, me mikpritjen e shqiptarëve të Shqipërisë dhe ne gjithmonë do t’i mbështesim dhe do të jemi përkrahës të kësaj gare”.

Liqeni i përbashkët i Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është një nga destinacionet e rëndësishme të turizmit në rajon. Me larminë e ekosistemit natyror, por edhe aktivitetet e shumta dhe pikat turistike përgjatë bregut, ai i tërheq turistët në të gjithë stinët e vitit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...