15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Rama: Do ndryshohet ligji për investitorët strategjikë, synojmë turistët elitarë

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka folur rreth zhvillimi turistik në vend, dhe bumin që ai ka pasur këtë sezon.

Duke folur me shifra, Rama tha se kemi arritur shumë si vend dhe se kjo na jep më përgjegjësi jo vetëm për të ruajtur këtë standard, por edhe për ta çuar atë më lartë.

Rama tha se ndër planet për një turizëm më cilësor në të ardhmen, përfshijnë edhe ndryshime në reformën profesionale .

“Korrigjimi i të tashmes së Maldiveve të Europës, kërkon me patjetër që askush të mos i mbyllë sytë përballe problemeve në infrastrukturën e Ksamilit dhe në disa pika të tjerat rëndësishme të këtij viti, nga Lezha e Shkodra e deri në Durrës dhe në Sarandë. Kërkon që askush prej nesh të mos i mbyllë hundët përballë gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë politike të mos i mbyllë veshët përballë kërkesës për fuqi punëtore të kualifikuar, për të bërë gjithçka që duhet për Shqipërinë turistike të vitit 2030. Do të ketë një reformë agresive për arsimin profesional, në këtë industri të re. Ashtu si në qeverinë qendrore duhen nxjerrë mësimet e këtij sezoni fantastik, që ky vend të mos bëhet viktima e suksesit të këtij viti. Qysh vitin tjetër do të përballemi me një kërkesë më të lartë si në sasi ashtu dhe në cilësi. Konkurrenca do të na hajë të gjallë në rast se nuk do të dimë që të mësojmë nga ky sezon që sapo kemi mbyllur.

Shqipërisë sot i ka ardhur çehrja në vend, flamuri ynë ka fituar respekt, pas pak ditësh e gjithë bota do të mblidhet në Nju Jork, në këshillin e OKB-së, e ku Shqipëria do të jetë në krye të tryezës.”, tha Rama.

“Ka qenë një e përpjetë e gjatë dhe e mundimshme, e cila na shërben vetëm për të vazhduar ngjitjen nga një pikënisje e re, duke parë në sy të gjitha të metat. Ne nuk mund dhe nuk duhet të jemi vendi ekskluziv i turizmit masiv, nëse nuk e diversifikojmë natyrën e turistëve që presim në vendin tonë. Turizmi i konsumit mesatar dhe të ulët, nuk duhet të jetë kurrsesi burimi i vetëm i të ardhurave.

Investitorët vendas kanë dhënë shumë deri këtu, por duhet të kërkojmë më shumë edhe prej tyre, se bëhen hotele me mermer, dhe harrojnë të vënë largimin e ujërave të zeza. Për të gjithë investitorët seriozë vendas apo të huaj ne do tju japim fund burokracive, do të jetë një qilim rregullash të forta, të qarta dhe të thjeshta. Do të ndryshojë edhe statusi për investitorët strategjikë.

Fshatrat turistikë me shtëpi prapanicë më prapanicë, duhet të jenë një histori e të shkuarës, Ndërtimet e reja duhet të përmbushin kriteret, jo nga nevoja e konkurrencës mes Palasës dhe Gjirit të Lalëzit”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...