35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Sondazhet për rikomandimin e Joe Biden : Performanca e Biden në detyrë është tepër negative

Shifrat dhe sondazhet nuk dërgojnë sinjale pozitive për rikandidimin e Joe Biden për detyrën më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Gjysma e amerikanëve mendojnë se çdo kandidat republikan do të ishte një president më i mirë se sa Biden për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara në vitin 2024. Konfirmimi vjen nga një sondazh i fundit i publikuar nga media prestigjioze CNN.

Sipas të dhënave, performanca e Biden në detyrë është tepër negative: Vetëm 39 përqind miratojnë punën e tij dhe 58 përqind thonë se politikat e 80-vjeçarit kanë përkeqësuar kushtet ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Qytetarët amerikanë shprehin shqetësim edhe për moshën e presidentit, me një shumicë të madhe që e konsiderojnë atë të paaftë nga ana fizike dhe mendore për të përfunduar dhe një mandat tjetër në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, 61 për qind e amerikanëve besojnë se Biden është përfshirë në problemet ligjore të të birit. Sipas sondazhit të CNN, 42 për qind mendojnë se presidenti veproi në mënyrë ilegale, ndërsa 18 për qind thanë se veprimet e Biden ishin pa etikë profesionale.

Shifrat nuk janë pozitive as brenda partisë së kreut të Shtëpisë së Bardhë. 67 për qind e demokratëve preferojnë një kandidat tjetër për garën presidenciale në vend të Biden.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...