33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Çështja “Gërdeci”/GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar

GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar ndaj tij për çështjen “Gërdeci”.

Procesi ndaj Mediut do të vijojë me gjykim të zakonshëm, ndërsa seanca e rradhës ndaj tij do të zhvillohet më 22 shtator ora 10:00.

Ndërkohë që për kërkesën tjetër të Mediut që të thirren si dëshmitarë edhe 90 persona të tjerë ku përfshihen edhe ish-ministra të PD-së dhe PS-së, ish-zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të NATO-s, gjykata nuk ka mbajtur qëndrim.

Ndër emrat e kërkuar nga mbrojtja për t’u marrë si dëshmitarë ishin: Pandeli Majko, Besnik Mustafai, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Mimi Kodheli dhe ish-shefi i SHISH Bahri Shaqiri.

Fatmir Mediu akuzohet nga avokatët e familjarëve të viktimave për tragjedinë e Gërdecit më 2008, ku si pasojë e shpërthimit të armëve humbën jetën 26 persona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...