18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Kosova do të jetë shtet mikpritës i Lojërave Mesdhetare më 2030

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur se Kosova do të jetë shtet mikpritës i Lojërave Mesdhetare më 2030.

“Përgëzime të gjitha palëve të përfshira në procesin e kandidimit. Së bashku, këtë rrugëtim transformativ do ta udhëheqim me shumë përkushtim dhe përgjegjësi”, ka thënë Çeku përmes një postimi në Facebook.

Vendimi është marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në një takim të mbajtur në Heraklion të Greqisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar lajmin si “arritje të jashtëzakonshme”. Lojërat Mesdhetare organizohen çdo katër vjet dhe për vendet e pellgut të Mesdheut përbëjnë ngjarjen më të rëndësishme shumësportive, pas Lojërave Olimpike.

Në kuadër të këtij organizimi mbahen gara në më shumë se 25 disiplina. Në to marrin pjesë atletë nga vendet e Afrikës, Azisë dhe Evropës me qasje në rajonin e Mesdheut.

Vitin e kaluar vend mikpritës i këtij organizimi ka qenë Orani i Algjerisë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...

“Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve” – Arrestohet 21-vjeçari në Lezhë, shpallet në kërkim...

0
Lezhë – Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Llogaritë”, duke vënë në pranga një 21-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e...

SPAK sekuestron pasuri mbi 128.4 milionë euro – goditet rrjeti i trafikut të kokainës...

0
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar sot kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe...

Goditet skema ‘Stolen Gold’ – 2 milionë euro ar e argjend të kontrabanduar nga...

0
Një operacion policor i koduar “Stolen Gold” ka çmontuar një rrjet të dyshuar të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë të vjedhura jashtë...